Loading…
Ia përmendin Mimozën në Instagram, Seldi Qalliu ‘shpërthen’ nga nervoza
  • 06/11/2018 | 21:46

...

Ka vetëm pak muaj që Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kanë ndarë rrugët.


Ishte Seldi ai që konfirmoi se fejesa me Mimozën kishte marrë fund, e këtë e konfirmoi në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, ku dhe po merr pjesë.

“Është e vërtetë, unë dhe Mimoza jemi ndarë, por unë gëzoj respekt të madh për të dhe për familjen e saj”, u shpreh Seldi.

E duket se dhe komentet në rrjete sociale që kanë të bëjnë me Mimozën po e nervojnë Seldin, pasi janë të shumtë ata që e lënë fajtor atë për ndarjen.

Së fundmi Seldi ka publikuar një video ku shihet vet ai me moderatoren Anjeza Maja, e kjo gjë si ka pëlqyer si duket një komentuese e cila ka ofenduar këngëtarin.“Pihhhh kishe unë po qes goca ktu, Mimoza Shkodra është rrush, o kastravec” ka qenë komenti i saj, që si duket e ka nervozuar Seldin dhe nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

“O injorante e kam shumë kollaj me t’bo block por po t’jap 1 keshillë…..shif punët e tuja shpinë tate dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shumë erë të keqe!”, ka qenë përgjigja e Seldit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë