Loading…
Ide e çmendur: Vdes 25 vjeçarja, ia bëjnë varrin si Iphone |FOTO
  • 26/09/2018 | 12:21

...

Një fanses së flaktë të telefonave të Apple i është bërë varri në formë të iPhone.

Në tentim për të përkujtuar më mirë 25-vjeçaren, Rita Shameeva, familjarët kanë bërë një varr në formën e telefonit të saj të preferuar në qytetin Ufa të Rusisë.

Në “ekranin” e këtij telefoni është vendosur fotografia e Shameevas që vdiq në janarin e vitit 2016 në rrethana ende të panjohura.

Prodhuesi i gurëve të varreve në këtë qytet, Ilgam Galliulin ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit.

“Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive. Por këtë gur të pazakontë e kam parë javën e kaluar”, ka thënë Galliulin.

“Mendova se kisha halucinacione. Si është e mundur që krejt papritur një telefon amerikan të shfaqet në varreza? Madje një shumë i madh”, ka thënë Nikolay Yevdokimov.

“Iu afrova dhe isha i befasuar. Kam parë shumë varre, por ishte hera e parë që e pash një në formë të iPhone”, ka thënë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë