Loading…
Igli Tare flet për transferimin e shqiptarëve të Lazio dhe ëndrrën e madhe për kombin
  • 19/04/2018 | 16:42

...

Një karrierë me plot barriera dhe ngjitja aty ku çdo italian do të lakmonte, nëpërmjet një pune të përditshme, ku bashkëjeton me presionin por dhe dinamikën e një jete sportive si ajo që të ofron një prej kampioneve më të fortë në botë.


Në një intervistë në Digitalb, Igli Tare, zbulon gjithçka rreth tij, që nga afrimi te klubi i Lacios, jeta e tij në qytetin e Romës apo dhe afrimi i shqiptarëve në skuadrën bardhëkaltër.

“Shumë herë jam paragjykuar edhe për faktin se kam sjellë shqiptarë në ekip. I pari që kam sjellë, ka qenë Strakosha në ekipet e moshave, pastaj Cana, Berisha dhe disa djem që janë me ekipet e moshave. U kam dhënë mundësinë thjesht sepse nuk ke kam bërë kurrë diferencën ndërmjet shqiptarit apo një braziliani për shembull. Kam pasur gjithmonë dëshirë për t’i dhënë mundësi një futbollisti me origjinë shqiptare, sepse e kam ditur gjithmonë se sa e vështirë është për t’u afirmuar në futbollin e niveleve të larta dhe në klube të mëdha, kështu që ato pak zgjedhje që unë kam bërë, besoj që më kanë dhënë konfirmimin, pasi jo vetëm që kanë nderuar fanellën e Lazios, por kanë transmetuar imazhin më të bukur të karakterit të shqiptarëve”, deklaroi Tare.

Si një prej figurave kryesore në sportin shqiptar, dhe biri i një familje sportistësh, Tare nuk e fsheh të dëshirën që në të ardhmen të kontribuojë dhe për vendin e tij.

“Një nga ëndrrat e mia është që një ditë të kthehem në Shqipëri dhe të kontribuoj për futbollin e vendit tim. Por e thëna me të bërën janë dy gjëra shumë larg njëra-tjetrës. Për t’u kthyer duhet të jenë edhe shumë kushte të përshtatshme, pasi Shqipëria është ende larg nga ku mund të jetë. Nëse do të kthehesha një ditë, do të vë në rrezik gjithçka që kam realizuar këtu, por do të më pëlqente shumë ta realizoja si sfidë”, u shpreh ai.

Një rrëfim i thjeshtë dhe i sinqertë i Igli Tares, që vjen i plotë këtë të enjte në orën 20:30, në ‘Pa Filtër’, të kanalit T në Digitalb.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë