Loading…
Igli Tare shpërthen si asnjëherë më parë: Serie A po trukohet
  • 13/03/2018 | 11:24

...

Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku akuzat për pilotim të ndeshjeve janë bërë të ditës. Së fundmi, në Serinë A, klubi i Lazios ka akuzuar hapur për trukim të kampionatit, në tentativën për të ndalur këtë skuadër që të ecë sa më shumë.


Edhe vetë Igli Tare, drejtor sportiv te klubi italian, nuk ka ngurruar të lëshojë akuza të forta ndaj atyre që gjykojnë ndeshjet dhe që po mundohen të favorizojnë skuadra të caktuara nëpërmjet sistemit VAR. Shembulli më i fundit është ndeshja kundër Cagliarit, ku nuk u vendos të aplikohej VAR për një faull ndaj Imobiles, ndërsa një gjë e tillë u bë në favor të Cagliarit.

“Pse ekzistojnë dy interpretime të ndryshme? Ajo ndaj Imobiles nuk është penalltia e zakonshme. Është një penallti e dyfishtë dhe nuk ndodh thuajse asnjëherë në futboll. E prek fillimisht një lojtar i Cagliarit dhe pastaj tjetri. E kanë rrëzuar dy vetë. Nuk e di se si nuk e kanë parë”, thotë Tare në një intervistë për “Il Corriere Dello Sport”.

“VAR-i na ka hequr shumë në klasifikim. Unë them minimumi 12 pikë. A të themi 6? Mirë, le të themi se kemi humbur 6 pikë për shkak të interpretimit të gabuar dhe gabimesh të treguara në TV, si goli me dorë i Cutrones gjatë ndeshjes me Milanin. Pozicioni i Lazios në klasifikim sot do të ishte i ndryshëm, nuk them me siguri të kualifikuar në Champions, por thuajse. Kështu po trukohet kampionati”, ishte akuza e rëndë e Tares.

“E kam thënë dy apo tre muaj më parë. Mes nëntorit dhe dhjetorit jemi penalizuar në mënyrë të dukshme. Katër ndeshje, njëra pas tjetrës, në të cilat Lazio u dëmtua dhe kemi humbur kontaktin me kreun, ndaj Napolit dhe Juves. Ishim 3 pikë larg vendit të parë, flitej për titull. U ngadalësuam, tani jemi të katërtit, në garë me të tjerët. Por ka pasur një handikap për ne. Kampionati, e them me qartësi, është plotësisht i manipuluar. Dhe nuk ka mirëbesim në vendime”, theksoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë