Loading…
Igli Tare tregon a do të udhëheqë futbollin shqiptar dhe e thotë troç: Leni bastet
  • 22/11/2017 | 00:00

...

Igli Tare është shqiptari që ka mbajtur pozitën më të rëndësishme në futbollin europian, edhe atë në një klub me nam si Lazio.


Një ditë pasi u vlerësua nga një sondazh në Itali si drejtori më i mirë sportiv në Serie A, ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka dhënë këshillat e tij për futbollin shqiptar.

“E vetmja gjë që mund të bëhet është që të gjithë komponentët e futbollit aty në Shqipëri të punojnë në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësuar futbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutisht ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet”, është shprehur Tare në një intervistë për Top Channel.

A e sheh veten si opsion për të ardhmen si drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit?

“Për të ardhmen, ndoshta po. Për momentin jo, sepse e ndjej veten akoma shumë të lidhur me fushën, me skuadrën, me futbollin e përditshëm. Kjo është diçka që më mban gjallë. Një ditë do të doja me shumë dëshirë që ta jepja kontributin edhe për futbollin shqiptar”, ka thënë Tare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë