Krijuesi i rrjetit social Instagram të mërkurën ka njoftuar se kompania është duke e lançuar një platformë në të cilën mund të bëhen video më të gjata nga të famshmit që postojnë video online dhe fansat nuk kanë nevojë të hyjnë në YouTube për ti shikuar ato, përcjell Gazeta Metro.
E quajtur IGTV , platforma do të jetë një aplikacion i pavarur i cili mund të hapet edhe në aplikacionin egzistues në Instagram dhe gjendet në anën e djathtë të faqës kryesore të përdoruesve.
Videot që publikohen aty do të jenë të gjata deri në 60 minuta , krahasuar me limitin e mëhershëm që ishte 60 sekonda . Në momentin që e klikojmë IGTV në Instagram , videot do të shfaqën në mënyrë vertikale në ekran.
Në deklaratën e tij , Systrom tha se IGTV është hapi i fundit i evolucionit të kompanisë dhe tha se videot e gjata janë një gjë e nevojshme në këto kohë ku konsumimi i medias po ndodhë më së shumti në telefonat e mençur .
Krijuesi i Instagramit gjithashtu shpalli se Instagrami ka arritur shifrën prej 1 miliardë aktiv në muaj , një shifër historike të cilën YouTube e ka arritë në vitin 2013./Gazetametro.net