Loading…
Iker Casillas thotë që udhëtimi në Hënë ishte i montuar dhe nuk ndodhi kurrë
  • 25/07/2018 | 09:40

...

Portieri legjendar Iker Casillas ka hedhur dyshime mbi zbarkimin e misionit amerikan në Hënë më 1969, transmeton Gazeta Metro.

Gardiani i Portos, që më parë kishte luajtur për shumë vite te Real Madridi, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka dhënë mendimin e tij duke thënë që nuk beson që njeriu ka shkelur ndonjëherë në Hënë dhe që krejt kjo ngjarje ishte e montuar.

Astronautët amerikanë Neil Armstrong e Buzz Aldrin kishin shkelur në Hënë më 1969 në kuadër të misionit Apollo 11, ndërsa vitin e ardhshëm do të shënohet 50 vjetori i kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, një numër i madh i njerëzve që ngrenë teori konspiracioni besojnë që shkuarja në Hënë ishte e montuar nga amerikanët në funksion të dominimit ndaj fuqive të tjera në garën hapësirore.

Edhe Iker Casillas ka aluduar që i takon këtij grupi, përmes këtij postimi në Twitter.

“Vitin tjetër do të bëhen 50 vjet nga (supozohet) shkelja e njeriut në Hënë. Jam në një darkë dhe po diskutojmë me shokë. Unë po e bëj çështjen publike. A mendoni ju që ai shkeli në Hënë? Unë jo”, shkroi Casillas.

Por, shumica e njerëzve që votuan në thirrjen e portierit legjendar ishin pro mendimit që udhëtimi në Hënë ka ndodhur vërtetë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë