Loading…
“Ikona e vuajtjes” shpalos emocionet në momentin kur hyri NATO
  • 14/06/2017 | 17:37

...

Agim Berberi shpalos emocionet në momentin kur trupat italine hynë në Gjakovë.


Sa i përket çlirimit të Gjakovës mund të themi lirisht se një gazetar e ka shpëtuar Gjakovën është gazetari David Chater i cili ishte bashkë me trupat italine  të KFOR-it që po kalonin në Gjakovë dhe qëllimin e kishin të shkonin në Pejë por informacionet që kishin dr Bardhi thonin se Gjakova do të shkatërrohej po atë natë dhe biseduan me gazetarin David Chater duke intervenuar kështu që trupat italiane të qëndrojnë në Gjakovë.

Agim Berberi është shndërruar në një ikonë të vuajtjes që kishin përjetuar shqiptarë dhe gëzimit që kishin përjetuar po kështu në momentin që panë trupat e KFOR-it duke hyrë në qytetin e tyre.

Ai përmes një bisede telefonike  në emisonin “Bonbon” kujton emocionet në momentin kur trupat italine hynë në Gjakovë.

“Kur kanë hyre trupat e NATO-s ka qenë një gëzim i madh për Gjakovë e rrethine, gëzim më të madh nuk ka pasur” ka thënë ai i emocionuar.

Më 14 qershor të vitin 1999 trupat italiane çliruan Gjakovën.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë