Loading…
Iku nga policia, zbulohet vendodhja e Elvana Gjatës
  • 10/10/2018 | 23:49

...

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata është shpallur prej ditësh në kërkim policor për vrasjen e ndodhur më 4 tetor, në ish-zonën e Bllokut ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, që po ashtu është i kërkuar për ngjarjen.


Sipas “Panorama.al” sistemi TIMS ka verifikuar se Elvana Gjata është larguar nga vendi pak orë pasi ka ndodhur krimi, pa dhënë shpjegime në polici. Ajo është larguar nga Shqipëria rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes, disa orë pas vrasjes së Fabian Gaxhës.

Sipas policisë, këngëtarja është nisur drejt Austrisë dhe më pas sipas të dhënave ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ndodhet aktualisht.

Të afërm të Gjatës thonë se këngëtarja e kishte planifikuar udhëtimin para ngjarjes sepse kishte një koncert dhe nuk ka pasur si qëllim të largohet nga hetimet e policisë Dëshmia e saj është shumë e rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve Elvana Gjata nevojitet të sqarojë bisedën me të dashurin e saj, që e acaroi atë. Prandaj ajo është shpallur në kërkim dhe kërkohet shoqërimi i saj për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë