Loading…
Ilaç për shpirtin: Mendime të mençura të Paulo Coelhos
  • 13/09/2018 | 22:36

...

Në çaste të vështira të jetës të gjithëve na duhet mbështetje e këshilla. Pos ato të të afërmve, mund të na ndihmojnë edhe mendimet e mençura të njerëzve të njohur. Gjithsesi, nëri prej tyre është edhe Paulo Coelho. Gzetametro.net u sjell disa nga mendimet e tij,  të cilat janë ilaç për shpirtin!

“Të gjitha betejat në jetë na shërbejnë për të mësuar diçka, duke përfshirë edhe ato që i humbim. Kur të rritesh, do të zbulosh se shpesh e ke mbrojtur rrenën, e ke mashtruar veten apo kë vuajtur për shkak të marrëzisë.”

“Në një çast të caktuar të ekzistencës sonë e humbasim kontrollin ndaj jetës sonë dhe i jepemi fatit. E, kjo është rrena më e madhe në botë.”

“Kush ka dëshirë ta shohë ylberin, duhet të mësojë ta duajë shiun.”

“Më të mjerët janë ata të cilët me indiferencë e shohin mjerimin e të tjerëve.”

“Nuk vijnë të gjitha stuhitë për ta shkatërruar jetën – disa vijnë për ta çelur rrugën.”

“Vdekja rëndom i shtynë njerëzit për ta ndjerë më mirë jetën.”

“Kur dikush shkon, shkon sepse një tjetër duhet të vijë.”

“Njeriu duhet sepse njeriu duhet. Për dashuri nuk nevojiten arsye.”

“Duhet të mësoshesh me pak pikëllim në jetë. Nuk do të dish si është lumturia e vërtetë nëse nuk do të kesh me çka ta krahasosh.”

“Askush nuk e flijon gjënë më të sshtrenjtë që ka – dashurinë.”

“Për ta besuar në rrugën tnde, nuk ke nevojë për të dëshmuar se rruga e tjetrit është e gabuar.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë