Loading…
Ilire Avdiu përfaqëson Kosovën me klarinetë në Bullgari
  • 11/09/2018 | 11:29

...

Klarinetisja Ilire Avdiu ditët e fundit ka përfaqësuar shtetin tonë në Bullgari, duke mbajtur Koncerte ne Jazz Bar në Sofia si dhe International Jazz Festival në Pleven.

Ajo ka interpretuar albumin e saj “A night in Prishtina” të lansuar dy vite më parë si dhe disa pjesë të reja muzikore me anë të së cilave ka paralejmëruar albumin e saj të dytë, i cili do të publikohet këtë vit.

Ajo ishte e ftuar poashtu në intervistën e Jazz FM Radio të Bullgarisë si dhe në Radion  nacionale të Plevenit, transmeton gazetametro.net.

“Jam befasuar me mikëpritjën e njerëzve të cilët kanë reaguar në menyrë aq pozitive ndaj muzikës që kemi luajtur saqë edhe në Kosovë ende po më përcjellë ajo energji pozitive plot vullnet. E kam ndier vetën vërtetë të rrespektuar dhe të përkrahur. Falenderoj shumë organizatorët dhe të gjithë publikun për këtë eksperience shumë të bukur”, është shprehur Ilirja.

Këto evente janë inicuar nga organizata joqeveritare “Balkan Ways To Friendship”.

Instrumentistët që kanë bashkëpunuar kanë dhënë një profesionalizëm jashtëzakonisht të përgjegjshëm, duke i dhënë muzikës stilin e duhur që ajo kërkonte.

Instrumentistët kanë qenë të vendas si:

Stanislav Arabadzhiev në piano,

Mihail Ivanov në Bas Kitarë dhe Stefan Goranov në Bateri.

Si mysafir special i këtij kuarteti në Sofia Jazz Bar ka qenë kavallisti Zhivko Vasilev.

Si në Sofia ashtu edhe në Pleven Ilire Avdiu ka pasur një sukses të padiskutueshëm.

Ajo do të ketë edhe tjera evente të tilla, në të cilat do t’a përfaqësoj vendin tonë me krenari në menyrën e saj artistike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë