Loading…
Imami shpallet hero pasi mbrojti sulmuesin nga turma e zemëruar në Londër
  • 19/06/2017 | 15:45

...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Londra është tronditur  nga një sulm terrorist, ku sipas raportimeve ka mbetur i vdekur një person dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.


I dyshuari është kapur në fillim nga një grup të rinjësh të cilët po dilni nga xhamiaa.

Ata pasi e kanë kapur sulmuesin, kanë dashur ta dhunojnë atë për shkak dhe të provokimeve që ky i fundit u bënte.  Ata e kanë shtrirë në tokë agresorin, por ka qenë imami i cili dhe udhëhiqte grupin e djemve që e ka mbrojtur.

Imami Mohammed Mahmoud, u ka kërkuar të tjerëve të ndalojnë e të mos e rrahin sulmuesin derisa të vie policia dhe ta arrestoj.

Kështu imami, është përshëndetur për “trimërinë dhe guximin” për të qetësuar një situatë të tensionuar.

Policia ka njoftuar se imami e kishte marrë të dyshuarin dhe e kishte mbajtur të sigurt derisa ka arritur policia dhe e ka arrestuar./Gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë