Loading…
Industria e ndërtimit së shpejti mund të mos ketë nevojë për njerëz, pasi do të ketë robotët.
  • 01/09/2018 | 21:11

...

Shumëherë është ngritur shqetësimi se zhvillimi i teknologjisë do të bëjë që shumë njerëz të mbesin pa punë.


Një aspekt i zhvillimit teknologjik është edhe ndërtimi i robotëve të specializuar për punë specifike, si p.sh ai për ndërtim, shkruan gazetametro.net

Ky është rasti edhe me një tip të ri roboti i specializuar për ndërtim, në industrinë e ndërtimit.

Fjala është për SAM, shkurtesë për ‘’Semi-Automated Mason’’, një robot i krijuar rishtas.

“Shtysa për krijimin e këtij roboti ishte dëshira për të zbuluar teknologji që do të më lejonin të bëja më shumë vëllim pune dhe të plotësoja kërkesat e klientëve të mi, duke bërë më shumë punë për përballimin e tyre”, thotë Todd Berich, president i kompanisë Berich Masonry.

Ish inxhinieri i kompanisë Google, Noah Ready-Campbell, është themelues i kompanisë së re “Built Robotics”, e cila po krijon teknologji për makinat e rënda të ndërtimit, pa shofer.

“Ka projekte me vlerë 1 trilion dollarë për rrugët, urat, shkollat dhe çdo gjë tjetër që duhet të ndërtohet, apo mirëmbahet dhe rinovohet. Por frenuesi më i madh për t’i bërë të gjitha këto është kostoja. Pra, në se shkurtojmë koston e gërmimeve, nivelimit dhe përgatitjes, atëherë mund të realizojmë më shumë punë për projekte që ka nevojë vendi ynë”, thotë Noah Ready-Campbell, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Built Robotics”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë