Loading…
Iniciativa në Belgjikë: Një muaj pa alkool
  • 07/12/2017 | 14:37

...

Në Belgjikë ka nisur fushata me të cilën apelohen qytetarët të heqin dorë nga alkooli gjatë gjithë shkurtit.


Iniciativa nën titullin “Turnee Minerale”, të cilën e kanë nisur Fondi për luftë kundër kancerit dhe qendra shkencore VAD për alkool dhe drogë, i kanë përkrahur disa restorante të cilët ofrojnë kokteje pa alkool.

Hulumtimi të cilin e ka bërë Universiteti në Gent ka treguar se personat të cilët kanë marrë pjesë në fushatë në shkurt të vitit të kaluar kanë konsumuar më pak alkool në pjesën tjetër të vitit, transmeton gazetametro.net.

Rreth 120.000 njerëz janë lajmëruar për pjesëmarrje në fushatë. Pjesëmarrësit kanë treguar se “përfundimisht kanë pirë më pak” pasi që kanë hequr dorë nga alkooli për një muaj.

Siç është theksuar, njerëzit të cilët kanë pirë çdo ditë dhe zakonisht kanë konsumuar 10 apo më tepër pije alkoolike në javë kanë thënë se kanë pirë më pak pas fushatës dhe e kanë ulur numrin e pijes në 8 në javë.

VAD vlerëson se njerëzit kanë vërejtur përparësinë e konsumimit të pijeve alkoolike.

“Thonë se pinë nga shprehia, pa menduar, si për shembull duke shikuar televizionin apo duke gatuar. Gjatë “Tournee Minerale” kishin kohë t’i rishikojnë shprehitë e tyre dhe të mendojnë për përdorimin e alkoolit”, është thënë në qendrën shkencore VAD.

Aksioni do të mbahet në shkurt të vitit 2018 dhe deri tani janë paraqitur afër 120.000 njerëz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë