Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve të stacionit policor Jugu në Prishtinë.
IPK njofton se më 5 nëntor ka pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të këtij stacioni.
“Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’”, thuhet në një njoftim të IPK./klankosova.