Loading…
Instagram me opsion të ri, tashmë po përdoret në mënyrë masive
  • 04/10/2017 | 13:21

...

Opsioni i ri është konceptuar ashtu që t’i ndihmojë përdoruesit në dilema të përditshme.


Rrjeti i popullarizuar social Instagram prezantoi opsionin e ri për anketa brenda “tregimeve” të cilat i tregojnë përdoruesit çdo ditë.

Opsioni i ri është krijuar për t’i ndihmuar njerëzit në dilemat e përditshme. Përcjellësit mund të përgjigjen në pyetjet e juaja me “po” apo “jo” apo me ndonjë përgjigje tjetër të cilin ju e shkruani.

Logjikisht, njerëzit menjëherë e pranuan këtë opsion të ri dhe filluan në mënyrë masive të bëjnë pyetje të ndryshme, në mes tyre ka edhe të mërzitshme dhe të marra.

Instagrami përveç këtij opsioni të ri me version të ri prezantoi edhe mjetet të cilat do të kontribuojnë eksperiencës më kreative, dhe tani është e mundur që teksti të ngjyroset me ngjyra të cilat vet përdoruesit do t’i zgjedhin me laps special, por edhe të përmirësojnë tekstin dhe stikerët në “tregim”, shkruan “Daily Mail”, transmeton gazetametro.net.

Pyetjet dhe përgjigjet në anketa, përdoruesit vet i zgjedhin, ndërsa rezultatet rifreskohen në kohë reale. Për t’i parë rezultatet, duhet të klikohet në “story’in” personal dhe të shikohet slajdi në të cilin gjendet anketa. Gjithashtu, çdo herë kur ndonjë prej miqve tuaj voton, do t’iu arrijë notifikimi për këtë.

Përcjellësit e profilit tuaj do ta shohin anketën gjatë shikimit të “story’t” tuaj të cilin e keni publikuar./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë