Loading…
Instagram me përmbajtje ruse në prag të zgjedhjeve në SHBA
  • 02/11/2017 | 16:02

...

Rreth 20 milionë amerikanë kanë mundur t’i shohin në Instagram përmbajtjet të cilat i kanë krijuar operatorët rus para zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, ka publikuar dje rrjeti social Facebook, përcjell Gazeta Metro.


Këto të dhëna janë paraqitur në kuadër të hetimit para Këshillit të Inteligjencës së Senatit amerikan për atë se Rusia ka shfrytëzuar mediet sociale për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.

Këshilli i ka marrë në pyetje përfaqësuesit e kompanive Facebook, Twitter dhe Google në lidhje me këtë çështje, transmeton gazetametro.net.

Drejtori juridik i Facebook’ut, Colin Stretch gjatë dëgjimit ka thënë se rreth 16 milionë amerikanë kanë mundur të kenë qasje në informatat ruse nëpërmes të Instagram’it duke filluar prej tetorit të vitit 2016, dhe më herët atë material kanë parë edhe rreth katër milionë përdorues.

Facebook më herët këtë javë ka publikuar se 126 milionë përdorues të Facebook’ut dhe Instagram’it kanë parë përmbajtje të tilla gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Dy ditët e fundit të dëgjimit parlamentar janë kushtuar rolit të rrjeteve sociale në fushatën e dezinformatave ruse.

Gjithsej rreth 150 milionë persona kanë pasur qasje në dezinformatat ruse në këto dy platforma, ka thënë Stretch. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë