Instagram tani ju lejon të bashkangjitni muzikë në fotot apo videot e juaja në ‘Your Story’, duke i zgjedhur ato nga një librari me mijëra këngë.
Që nga dita e sotme, përdoruesit e rrjetit social Instagram do ta kenë të mundur të shtojnë një këngë të plotë apo ndonjë pjesë të shkurtër në postimet e tyre.
Këtë gjë përdoruesit mund ta kryejnë duke e kërkuar në menu në Instagram, në të cilën gjenden edhe opsionet si : add emoji, GIFs, lokacioni se ku gjendeni, koha dhe data.
Ky opsion tani më është i mundur në shtetet si Australia, Zelanda e Re, Franca, Gjermania, Suedi, Britania e madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe shumë shpejtë do të jetë i mundësuar edhe në shtetet e tjera./Gazetametro.net