Loading…
Instagram tani në pronësi të plotë të Facebook, Zuckerberg do ta ndryshojë plotësisht atë
  • 26/09/2018 | 21:39

...

Instagrami lirisht mund të thuhet që është njëra prej platformave më të famshme, sidomos për të rinjtë.


Mirëpo ky rrjet social pritet që të ndryshojë rrënjësisht, kjo pasi që ‘ndërtuesit’ e tij Kevin Systrom dhe Mike Krieger nuk janë më drejtues të kompanisë, transmeton gazetametro.net.

Systrom dhe Krieger qëndruan për 6 vite në këtë kompani, pasi Facebook e përvetësoi atë për 1 miliard dollar.

Pavarsisht kësaj, që  të dy ishim shumë të inkuadruar në punën e rrjetit social, mirëpo kjo shumë shpejtë do të ndryshojë.

‘Një e mirë e Instagram’it ka qenë pavarësia dhe veçantia që ka pasur nga Facebook. Drejtuesit e tij e kanë ruajtur atë’, ka thënë Debra Aho Williamson, analist në eMarketer.

Tani që drejtuesit e tij kanë ikur, thuhet se Zuckerbeg do t’i punësojë ekipen e tij për të drejtuar Instagram’in.

‘Këto janë shenja që Zuckerbergu definitivsht dëshiron më shumë ndikim të Facebook’ut mbi Instagram’, ka shtuar Williamson.

Ndërsa, burime për CNN kanë thënë se Systrom dhe Krieger po largohen pasi që kanë pasur disa mosmarrveshje me drejtorin kryesor, që është Mark Zuckerbeg, kjo për arsye të drejtimit të Instagram’it./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë