Loading…
Intensifikohen përpjekjet për çështjen e personave të zhdukur
  • 16/11/2018 | 16:56

...

Zyrtarë të qeverisë Haradinaj të ngarkuar me çështjen e personave të zhdukur kanë zhvilluar një takim me përfaqësues ndërkombëtarë për intensifikimin e përpjekjeve për këtë çështje.


Në këtë takim kanë qenë prezent Jahja Lluka, Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj dhe i emëruar mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, kryetari i komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenkë Gjetaj, kryetari i delegacionit të Kosovës për persona të zhdukur, Ibrahim Makolli dhe udhëheqësi i njësisë së komisionit, Kushtrim Gara, shkruan gazetametro.net

Ata, në Sarajevë, kanë takuar përfaqësuesit e mekanizmit ndërkombëtar të tribunaleve penale, përfaqësuesit ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesit e Institutit për persona të zhdukur të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Takimi është vahzdimësi e intensifikimit të përpjekjeve për çështjen e personave të zhdukur.

Ky takim dhe takimet e mërhershme kanë qenë mundësi për t’u diskutuar për mundësinë e qasjes në dokumentat e ish-tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, në të cilën do të mund të gjendeshin dokumente që do të kontribuonin në rastin e përsonave të zhdukur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë