Loading…
Interesante: Nusja organizon “natën e kanagjegjit” nën ujë (Foto)
  • 08/08/2017 | 23:16

...

Një çift i ri nga Stambolli i cili ndjek leksione të zhytjes, ka organizuar nën ujë “natën e kanagjegjit”, aheng që mbahet nga ana e nuses në prag të martesës.


Çifti profesionist për zhytje i cili po përgatitet për martesë ka bërë një akt të çuditshëm. Ata kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta organizuar ahengun e kanagjegjit.

Seyhan Acar, së bashku me shoqet e saj, janë zhytur nën ujë në plazhin Beylikduzu të Stambollit, ku kanë zhvilluar eventin duke u argëtuar dhe kaluar çaste zbavitëse.

Sipas traditës, ajo ka vendosur këna në duar, ndërsa të ftuarit kanë vallëzuar rreth nuses dhe kanë lozur me def.

Ndërkaq, dhëndri i është bashkangjitur më pas ahengut.

“Desha që natën e kënasë ta realizoj në vendin ku ndihem më e lumtur”, u shpreh Acar, e cila thotë se pjesa nën ujë është vendi ku kënaqet më së shumti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë