Loading…
Interi ka marrëveshje të fshehtë me Modricin
  • 09/08/2018 | 18:22

...

Interi besohet se ka një marrëveshje me Luka Modricin, por po pret që Real Madridi të respektojë një “marrëveshje gjentelmenësh” për të lejuar largimin e tij.


Ishte raportaur se presidenti Florentino Perez ka shtyrë takimin kokë më kokë me Modricin, edhe pse drejtori Angel Sanchez e ka bërë të qartë se nuk do të lejohet largimi i tij pa paguar Interi 750 milionë euro për të.

Sipas La Gazzetta dello Sport, tashmë ekziston një marrëveshje mes Interit dhe Modricit.

AS po ashtu pajtohet me këtë raportim, duke shkruar se Nerazzurët kanë ofruar 10 milionë euro në sezon, me idenë se ai do të marrë kontratë më të madhe nga Jiangsu kur të largohet.

Transferimi do të jetë i lehtë për t’u aranzhuar, duke parë se edhe klubi kinez dhe ai italian janë në pronësi nga grupi Suning.

Modric përfiton 6.5 milionë eur për sezon dhe mënyra e vetme për ta mbajtur Reali atë është t’ia rrisë pagën në mënyrë të ndjeshme.

Sky beson se takimi me Perezin do të ndodhë të permtën dhe Modric do të kërkojë nga presidenti që të respektojë një “marrëveshje gjentelmenësh” mes tyre të bërë më parë që ta lejojë të largohet kur ai të dëshirojë.

Ndërkohë mediat tjera besojnë se Reali ka filluar kontaktet për emra tjerë si Sergej Milinkovic Savic i Lazios dhe Christian Eriksen i Tottenhamit, që shihen si kandiatë potencial për të zëvëndësuar Modricin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë