Loading…
Interpretime gjithëpërfshirëse për veprat e Flamur Malokut
  • Nga

  • MERXHAN AVDYLI

  • 16/07/2018 | 15:54

...

Trajtimi i një trekëndëshi autoritativ nga fusha e letërsisë mund të jetë një grackë e rrezikshme nga ku mund të biesh lehtë në të, mund të jetë një labirint ku dota kesh vështirë të dalësh. Por, në rastin e këtij trekëndëshi trajtues Kosumi-Bashota-Maloku nuk ka as gracka, as labirinte nga ku nuk mund të dalësh. Janë tri personalitete tashmë të shquara nga fusha e letërsisë. Arritjet e tyre letrare janë afishuar, janë pritur mirë nga lexuesi dhe nga studiuesi shqiptar, sepse janë të mbrujtura me vlera të qëndrueshme, qoftë në letërsinë si art (shkrimi i letërsisë), qoftë në letërsinë si shkencë (studimi i letërsisë).

Bashkë me këtë trekëndësh të dëshmuar letrarisht, sot me këtë rast kemi të bëjmë me një qasje tjetërfarëshe ndaj këtij trekëndëshi. Janë dy libra të autorit Flamur Maloku,i cili ka bërë dy monografi të shkëlqyera dhe krejt të ndryshme nga monografitë tradicionale, qoftë në aspektin e strukturimit, qoftë në aspektin e analizimit të veprimtarisë sënjë autori të caktuar. Libri “Polisemia e veprës” (2013) mbi veprimtarinë poetike tëSaliBashotës dhe libri “Metakritikë për Fishtën” (2016), mbi studimet e Bajram Kosumit për Fishtën, janë dy libra studimore të Flamur Malokut, të cilat e afrojnë në një masë të duhur lexuesin me autorët e trajtuar nga Maloku, duke i bërë veprat e tyre, për shkak të zbërthimit, më të kapshme edhe për lexuesin e thjeshtë, madje.

Autori Flamur Maloku, duke qenë vetë edhe poet, edhe studiues i letërsisë, duket se nuk e ka aspak të vështirë ta kuptojë edhe njërën (në këtë rast poezinë e Bashotës) edhe tjetrën (në këtë rast studimet e Kosumit për Fishtën), nuk e ka të vështirë që t’i gjejë dhe t’i konstatojë anët shquese të vlerave të shkrimeve të këtyre dy autorëve, për të cilët i ka bërë dy monografi jo të rëndomta.

Flamur Maloku, duke e parë se raportet e letërsisë si art dhe letërsisë si shkencë gjithnjë e më shumë po bëhen më tëshpërputhshme, si vrojtues objektiv, si lexues i vëmendshëm dhe studiues serioz i letërsisë ka arritur të zbusë sadopak disproporcionin qëështë nëdisfavor të studimit të letërsisë në letrat e sotme shqipe, duke arritur të veçojë dy autorë të letërsisë bashkëkohore, për t’i trajtuar për secilin nga një segment të veçantë të veprimtarisë së tyre letrare. Në këtë mënyrë duke arritur madje edhe të demistifikojë sistemin nganjëherë të shpifur në rendit të vlerave kinse të afishuar dhe receptuara letrare dhe artistike në letërsinë bashkëkohore shqipe.

Me librat e tij “Polisemia e veprës” dhe Metakritikë për Fishtën” Flamur Maloku ka arritur pos shquarjes së vlerave tëBashotës, në poezi dhe tëKosumit në studimin e letërsisë, ka sadopak të mbulojënjëzbrazëti evidentë tëplasimin e vlerave të mirëfillta letrare, sidomos në Kosovë, duke i bërë dy libra monografikë tepër të ndryshme ngaqë jemi mësuar t’i shohim, duke i zgjedhur dy autorë interesantë, duke studiuar dhe analizuar veprat e tyre.

“Polisemia e veprës” është libri i Flamur Malokut mbi poezinëe SaliBashotës, ndërkaq libri tjetër “Metakritikë për Fishtën”është libër mbi një segment studimor të Bajram Kosumit për veprimtarinë letrare të Gjergj Fishtës. Përderisa libri“Polisemia e veprës” paraqet, analizon, shquan, shpërfaq idetë poetike tëSaliBashotës pas një leximi empirik, siç e thekson autori në nëntitullin e librit, libri tjetër “Metakritikëpër Fishtën”, në njëfarë mënyrëështë libër mbi librat e librave, studim mbi studimet, do të thoshim më saktë, sepse paraqet, sipërfaqëson dhe sublimonmendimet kritike të Bajram Kosumit për veprën letrare të Gjergj Fishtës.

Libri “Polisemia e veprës”e cila është një lexim empirik i poezisë sëSaliBashotës, për të cilin do të thoshim se është më tepër se kaq ai në fakt ëshët njëpërtejlexim, pra jo vetëm një rilexim i thjeshtë. Ajo që bie në sy në gjithëstrukturën e librit është ndarja e librit në dy njësi studimore, do të thoshim, ku së pari kemi paraqitjen, analizën dhe interpretimin e plotë dhe të thellë të 6 librave poetikë tëBashotës, secilën në veçanti dhe duke arritur që për secilën nga 6 librat poetikë tëBashotës, të japë edhe mendimin e tij tëparrëshqitshëm dhe suprem. Mbase me këtë rast do të ishte e vlefshme t’i rishquanim ne idetë e Malokut për librat poetikë tëBashotës, si në vijim:

–      Te “Albumi i grisur” – sistemon kohën, pra ruan kujtimin për kohën me të gjitha ato shfaqje të përjetuar shpirtërisht. Përafrimi i tillë zhduk distancë e kohës me subjektin.

–      Te “Zogu me profil vjeshte”- ndërton e rindërton përbrenda strukturës poliseminë e veprës së jetës. Polisemia e veprës përherë mbetet polisemia e jetës personale.

–      Te “Plagoma” – shprehet fara e dhembjes subjektive, ku artikulohet tërë ajo farë e dhembjes që nga fillimi e deri në fund, nëpërmjet figurave implicite.

–      Te “Dalje nga trishtimi” – identifikon fuqishëm trishtimin e etnisë, trishtimin e poetit. Etnia bëhet zë i trishtuar, zë i fortë, njëvetënjohje konkrete për trishtimin e madh të poetit.

–      Te “Bukuri e nëmur” – zbulon të nëmurën e bukurisë së rrënuar përjetësisht. E nëmura për bukurinë qëështë shëmtuar mbetet aty, pra një figurë që e tregon poetin të mbyllur me pikëllimin e shpirtit, me atë të nëmurën në përjetim, kujtim, përkujtim.

–      Te “Dorëshkrimi i ringjallur” –krijon zanafillën poetike nga e para, me figurat e fshehura thellë në atë vetmi të fundit, që njeh dhe rinjeh përbrenda heshtjen, dashurinë, zjarrin.

Libri “Metakritikë për Fishtën” është një libër i patejkalueshëm për të mos u rënë në sy të gjithë atyre qëmerren me studimin e letërsisë. Jo vetë mënyra e ndërtimit të librit, sikurse edhe qasja ndaj studimeve të një studiuesi (në këtë rast Bajram Kosumi) për veprimtarinë letrare një shkrimtari të rëndësishëm të traditës sonë letrare (në këtë rast Gjergj Fishta). Pra kemitë bëjmë me një libër unik, me një studim mbi studimet. Duhet theksuar po kështu se edhe vetë titulli i librit duket mjaft sinjifikativ: ku kemi njëmbikritikë të kritikës, njëpërtejkritikë për Fishtën.

Nuk do të duhej kaluar me këtë rast pa i theksuar disa nga afishimet e Malokut lidhur me studimet e Kosumit për Fishtën, qoftë mendimet e tij për  lirikën e Fishtës, për vendin e Fishtës në poezinë shqipe, raportet e Fishtës me letërsinë gojore apo raportet e Fishtës me traditën letrare shqiptare apo segmente të tjera të cilat ka arritur t’i shquajë Maloku.

Nëkëtë mënyrë, duke nxjerr në pah thelbin e studimeve tëKosumit për lirikën e Fishtës thekson pajtueshmërinë e tij me atë që shpreh edhe Kosumi për librin e të cilit “Lirika e Fishtës”, Maloku thekson se:

–      krijon premisat dhe shanset për ta evidentuar lirikën e Fishtës, në të gjitha përmasat e veta, tipologjinë mbizotëruese të saj, shprehësinë që përçon ajo, madje duke rrokur edhe aspekte të ngjashmërisë dhe dallimeve në mes të Fishtës dhe lirikës shqipe në përgjithësi, qysh në fillesat e veta;

–      është tepër e rëndësishme ndarja dhe studimi i lirikës së Fishtës në dimensionet më kryesore që shqiptohen në poezinë e autorit;

–      vihet re prania e përveçimit të një problemi tëreceptimit të letrares së Fishtës, qëështë e ndërvarur nga gjuha e tij nga fjalësi;

–      satira e Fishtës shndërrohet edhe në një institucion të përthyerjeve të mëdha shpirtërore, që nuk kursen askënd;

–      në pikëpamje të vargut, poezia e Fishtës i përkon më së shumti poezisë klasike.

Pas këtij ekstraktimitëthelbit të librit tëKosumit “Lirika e Fishtës”, Flamur Maloku, konstaton se “është një nga punimet më të plota sa i përket analizës dhe rivlerësimit të poezisë së Fishtës”.

“Fishta dhe tradita letrare shqipe”është libri tjetër i cili është pjesë e trajtimit në librit “Metakritikë për Fishtën” të Flamur Malokut, i cili ka veçuar se:

–      është ndër ato punime të plota, madje shteruese në objektin e përcaktuar;

–      vështrohen lidhjet e forta dhe po kaq ndryshimet që ai ka me romantizmin;

–      hetohen dhe evidentohen lidhjet e poezisë së Fishtës me eposin e kreshnikëve;

–      verifikohen konceptet e Fishtës mbi estetikën.

Për tëpërfunduar, me një konstatim përmbledhës për studimin e Kosumit për veprën letrare të Fishtës se “Me këtë punim, duam ta tërheqim vëmendjen nga kjo përvojë shkrimi, që ka vënë në qendër Fishtën, veprën e gjerë letrare, një figurë e hyjnizuar dhe e anatemuar, që megjithatë në punimet studimore të Kosumit, shihet dhe interpretohet si tekst, dukuri që edhe kur e ndaluan si vepër, nuk reshti komunikimi me lexuesin shqiptar”.

Në fund duhet thënë patjetër se Flamur Maloku, duke trajtuar poezinë e SaliBashotës dhe studimet e Kosumit, ka arritur me sukses të japë dy shembuj të mirë për autorët e tjerë të cilët merren me studimin e letërsisë.

Librat e tij “Polisemia e veprës” dhe “Metakritikë për Fishtën”, duke u bërë model kapërcejnë madje edhe dimensionet e interpretimit të thjeshtë të një vepre të një autori, sepse ato janë interpretimegjithëpërfshirëse dhe shumëdimensionale të aktit të shkrimit, apo të aktit të shkrimit mbi shkrimin, përkatësisht të një autori për një autor tjetër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë