Loading…
‘Intifada’ kundër Izraelit – lideri i Hamasit bën thirrje për kryengritje palestineze
  • 07/12/2017 | 09:49

...

Organizata fundamentaliste islamike, Hamas, ka bërë thirrje që palestinezët të ngriten në një kryengritje të re kundër Izraelit, pasi presidenti amerikan Donald Trump njohu edhe zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit izraelit, transmeton gazetametro.net


Lideri i Hamasit, parti palestineze që përmban edhe një krah ushtarak, ka reaguar ashpër pas këtij vendimi, duke thënë që Jeruzalemi është ‘tokë islame’ dhe që Trump ka hapur portat e ferrit me këtë veprim, që sipas tij, do të thotë shpallje luftë ndaj 1.5 miliardë myslimanëve.

Intifada e Parë (1987-1993) dhe ajo e Dyta (2000-2005) ishin shtypur me dhunë

Ismail Haniyeh, ish kryeministër i Autoritetit Palestinez, ka bërë thirrje që palestinezët të ngriten në një ‘intifada’ të re kundër Izraelit. Intifada i referohet kryengritjeve të palestinezëve kundër izraelitëve më 1987 dhe 2000 në Gazë dhe në territoret tjera të okupuara.

Ismail Haniyeh

Vendimi i presidentit Trump për Jeruzalemin ka nxitur reagime të ashpra nga tërë bota, madje edhe nga aleatët perëndimorë të Amerikës. Lëvizja shihet edhe si bllokim i secilës përpjekje që të arrihet ndonjë formë paqeje në këtë rajon të trazuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë