Loading…
Investitori amerikan i vuri X Shqipërisë, ja pse
  • 02/01/2017 | 13:10

...

Debate dhe replika lidhur me klimen qe i siguron vendi yne investitoreve te huaj dhe kercenimit qe atij i shkaktohet nga korrupsioni.


Kreu i AIDA, Genti Beqiri, deklaron se nuk ka pasur kompani të huaja që të jenë larguar nga Shqipëria, por nuk ndajnë të njëjtin mendim përfaqësuesit e investitorëve të huaj.

Nuk ka pasur asnjë kompani që është larguar e trajtuar prej nesh apo që ka pasur interes për të investuar. Ne nuk mund të thithim të gjitha kërkesat”- tha Beqiri.

Por shume ndryshe shprehet kreu i Dhomes Amerikane Mark Crowford, i cili thote se investitori amerikan i vuri nje kryq te madh vendit tone vetem per shkak te korrupsionit.

Deklarata e tij

“Është normale që investitorët ikin por është shqetësim kur ata ikin dhe thonë nuk do të vimë më, ose nuk do të marrim në konsideratë më. Vetë personalisht kam ndërhyrë në një nga investimet amerikane që ishte duke ikur, ai ishte shumë i pasur dhe tha për mua Shqipëria është një X. Unë kam investuar kudo në botë, por nuk ka pasur kaq shumë korrupsion.

2017 është një vit elektoral për Shqipërinë. Sipas grupeve të interesit ky fakt bën që investitorët të kalojnë në një fazë observuese, monitoruese sesa vepruese.

Ndryshimi i administratës sa herë ndryshohen pushtetet edhe këtë herë po tkurr interesin e tyre për të derdhur kapital në Shqipëri.

Shqetësues mbetet fakti se sipas Dhomave të Tregtisë, se shteti shqiptar nuk respekton ligjin ndërkombëtar për investitorët ,duke shkuar shpesh në arbitrazh.

Kur ne investojmë nga jashtë shikojmë si është situata juridike. Nëse ne vimë këtu dhe flasim me qeverinë dhe ata janë pozitivë, flasim me dhomat e tregtisë dhe janë pozitivë, flasim me tregun dhe janë pozitivë, por shkojmë tek Ambasadat dhe ata thonë se akoma nuk kanë bërë përmirësimin e gjykatave kështuqë nesër nëse ke problem me taksat apo ndonjë zyrë tjetër me qeverinë nuk ke mbrojtje.

Ata thonë jemi të interesuar, do të vimë prapë pas reformës. Mund të vinë nesër, pas një viti apo dekade, sepse ata nuk rrezikojnë paratë e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë