Loading…
Iphone i ri do të quhet X, kjo është arsyeja (Foto)
  • 12/09/2017 | 15:48

...

Apple ka njoftuar se sot do të prezantoj telefonin e ri Iphone 8, por kjo nuk është e vetmja. Përveç Iphone 8, Apple do të lansojë edhe Iphone 8 plus dhe modelin e veçantë Iphone X, shkruan gazetametro.net.


E, modeli specifik i Apple, Iphone X, lansohet për një arsye krejtësisht të veçantë të kompanisë Apple. Kjo pasi telefonët Iphone të ideuar nga Steve Jobs, tani mbushin 10 vjet.

Për këtë, kompania ka vendosur që emrin e modelit të veçantë t’ia lënë X, që lidhet me numrin e viteve të Iphone, transmeton gazetametro.net.

Iphone X, ndërkaq, shumë lehtë mund të quhet edhe super-telefon. Ai do të ketë mundësi karikimi me Wi-Fi, ekran fleksibil dhe shumë karakteristika tjera. Karakteristikë tjetër do të jetë edhe çështja e çmimit, pasi ai do të kushtojë hiç më pak rreth 1 mijë dollarë, e që kalon edhe çmimin e Iphone 8 dhe 8 Plus.

Ndryshe, Iphone kanë një histori të bujshme. Ata pushtuan duart e të ‘dashuruarve’ pas teknologjisë me modelin Iphone 3, ku shënoi edhe rekorde në shitje./gazetametro.net


Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë