Loading…
iPhone mbetet produkti më i shitur për 2017
  • 01/01/2018 | 21:19

...

Edhe njëherë, iPhone është produkti më i shitur teknologjik për vitin 2017, duke shitur më shumë njësi.


Sipas Daniel Ives, analist pranë GBH Insights, i cili ka kompozuar listën për USA Today, Apple ka shitur 223 milionë iPhones në vitin 2017, derisa vitin e kaluar kishte shitur 211 milionë.

Pjesa tjetër e top 5:

Samsung Galaxy S8 dhe Note 8: 33 milionë

Mikrofonat Amazon Echo Dot: 24 milionë

Ora e mençur Apple: 20 milionë

Konsolla për videolojëra Nintendo Switch: 15 milionë

Por mbi të gjitha, Apple ka shitur më shumë iPhone, megjithëse më pak se në vitin 2015, kur shkoi në 230 milionë njësi. Ky ishte viti i iPhone 6, një ridizajn që solli një model më të madh për herë të parë për konsumatorët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë