Loading…
Iphone po humb garën, ky është telefoni më i kërkuar
  • 10/09/2017 | 09:51

...

Shtatë vjet pas hyrjes në garën e telefonave të mençur, Huawei tash po shet më shumë telefona se sa Apple.


Sipas kërkimit të fundit të Counterpoint Research, dominimin e madh, të cilin me vite e kishin Samsung dhe Apple në fushën e shitjes së telefonave, e ka ndërprerë kompania Huawei, e cila tash mban pozitën e dytë të prodhuesit më të madh të telefonave.

Counterpoint Research thekson se sipas rezultateve nga qershori dhe korriku, Huawei ka kaluar Apple.

Sugjerohet se kjo është situatë momentale, pasi që gjërat do të ndryshojnë pas publikimit të iPhone 8 javën e ardhshme.

Rezultatet pozitive të Huawei i atribuohen investimeve konstante në kërkim dhe zhvillim, së bashku me marketingun agresiv dhe zgjerimin e kanalit të shitjes.

“Huawei është i varur nga tregu vendor në Kinë, ku ruan pozitën e liderit, si dhe në tregun evropian, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme”, tha Peter Richardson, drejtor i Counterpoint Research.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë