Apple ka nënshkruar partneritet me një kompani fillestare RapidSOS , ku në momentin që ju thirrni emergjencën telefonat e menqur iPhone automatikisht dërgojnë lokacionin tuaj te emergjenca, përcjell Gazeta Metro.
Me sistemin e ri , iPhone dërgon lokacionin e saktë tek RapidSOS , të cilën më pastaj e shpërndajnë në koordinatat e lokacioneve të emergjencës . Kjo e bënë më të lehtë për ambulancën dhe emergjencat e tjera që të mbërrijnë tek telefonuasit e tyre , ku në bazë të llogaritjeve mendohet që kjo do të shpëtojë 10.000 jetë në vit.
Kjo mundësi do tu ofrohet përdoruesve të iPhone , pasi që ata të përditësojnë dhe të lançojnë programin e tyre iOS 12 këtë vit . RapidSOS ëhtë falas për qendrat e emergjencës , por është i përdorur nga më pak se gjysma e vendit . Kjo kompani pritet që përdorimi të rritet deri në fund të vitit ./Gazetametro.net