Loading…
iPhone X me çmim mbi 1 mijë euro, por a e dini me sa pak para prodhohet
  • 08/11/2017 | 18:03

...

Celulari i shumëpritur iPhone X tashmë zyrtarisht është në shitje në mbarë botën, ashtu edhe në Kosovë.


Ndërsa çmimi, ajo që me siguri u intereson më së shumti atyre që kanë bërë plane për ta blerë këtë pajisje telefonike, duket të jetë shumë i lartë, krahasuar me çmimin zyrtar të promovuar nga Apple, shkruan Gazeta Metro

Ky model tani është duke u shitur me çmim, nga 1,500 deri në 1,700 euro, në Prishtinë  por pjesët bazë të iPhone X me 64GB hapësirë kushtojnë 370 dollarë (319 euro), sipas një analize të bërë nga kompania hulumtuese IHS Markit.

Ekrani i iPhone X kushton dy herë më shumë se ai i iPhone 8, me një çmim prej 110 dollarë për copë.

Veçoria tjetër e iPhone X – Face ID – i kushton kompanisë 16 dollarë për celular. Kurse trupi i celularit kushton rreth 60 dollarë, rreth 10 dollarë më shumë se iPhone 8.

Gazeta Metro ka kontaktuar me dy dyqane të tilla, për të konfirmuar arritjen e iPhone X në tregun kosovar, dhe i është thënë se posedojnë me të dy ngjyrat, atë të hirt dhe të zezë. Këto dyqane kanë thënë, se çmimi edhe pse mund të bie javët në vijim, ai nuk pritet të jetë nën 1,000 euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë