Loading…
iPhone X thyhet lehtë? Qindra blerës të zhgënjyer me modelin e shtrenjtë
  • 03/11/2017 | 17:57

...

 

Duket se përdoruesit e modelit më të ri të telefonave nga Apple, iPhone X, do të mbeten të zhgënjyer me kualitetin e jashtëm të telefonit, pasi shumë njerëz që e kanë blerë telefonin e shtrenjtë pak orë pasi është hedhur në treg kanë shpërndarë në rrjetet sociale pamje të ekranit dhe pjesës së pasme të thyer të iPhone X, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse Apple kishte premtuar që iPhone i ri do të jetë më i fortë nga jashtë, në tentim për të eliminuar problemet e mëdha me thyerjet e ekranit të modeleve të smartphonëve, megjithatë duket se historia me ekranë e kënde të thyera të telefonave të shtrenjtë do të përsëritet edhe me këtë model.

Pasi porositë online për këtë model përfunduan brenda pak sekondash, dyqanet e Apple në mbarë botën janë vërshuar nga radhët e klientëve që donin ta kenin atë në dorë sa më parë.

iPhone X është telefoni më i shtrenjtë nga Apple i prodhuar ndonjëherë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë