Loading…
Iphone X vjen edhe në Prishtinë, ky është çmimi ekstra i lartë i tij
  • 07/11/2017 | 12:39

...

Iphone X, gjenerata e fundit e telefonave të mençur i lansuar në treg para pak ditës nga kompania Apple, tani mund të blehet edhe në tregun e Kosovës.


Edhe pse ende jo zyrtarisht, këtë model të telefonit mund ta gjeni te dyqanet ‘mobi – shopet’ që ndodhen në lagjen Ulpiana në Prishtinë, afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Metro ka kontaktuar me dy dyqane të tilla, për të konfirmuar arritjen e iPhone X në tregun kosovar, dhe i është thënë se posedojnë me të dy ngjyrat, atë të hirt dhe të zezë.

Ndërsa çmimi, ajo që me siguri u intereson më së shumti atyre që kanë bërë plane për ta blerë këtë pajisje telefonike, duket të jetë shumë i lartë, krahasuar me çmimin zyrtar të promovuar nga Apple.

Ky model tani është duke u shitur me çmim, nga 1,500 deri në 1,700 euro.

Në këto dyqane, Gazetës Metro, i kanë thënë, se çmimi edhe pse mund të bie javët në vijim, ai nuk pritet të jetë nën 1,000 euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë