Loading…
IPK kërkon suspendimin e 4 zyrtarëve policor, njëri nga ta rrahu të riun në Rahovec
  • 13/06/2018 | 20:13

...

Gjatë ditës së sotme në të gjitha mediat kanë qarkulluar pamjet që tregojnë momentin kur dy policë që po patrullonin, e ndalin një të ri në rrugë. Aty shihet se si policët në fjalë filluan të godasin  të riun në kokë, përcjell Gazeta Metro.


E lidhur më këtë ngjarje, IPK ka lëshuar një njoftim. IPK thotë se ka rekomanduar masën e suspendimit për një polic me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar masën e suspendimit edhe për 3 zyrtarë tjerë në komunën e Gjilanit.

IPK ka thënë se në rastin e Gjilanit po kryhen hetime ndaj tre zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”.

‘Në rastin e Gjilanit sipas IPK-së janë duke u zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “ dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Kurse në rastin tjetër i cili është raportuar në Rahovec dhe i cili është bërë publik nga disa media, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës’, thuhet në njoftim./Gazetametro.net

Mëposhtë keni pamjet e ngjarjes në Rahovec:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë