Loading…
Irani sheh ëndrra me sy çelë: Trump të përgatitet ta ketë fatin e njëjtë me të Saddam Hussein
  • 22/09/2018 | 23:31

...

Irani është zotuar të mposhtë SHBA’në dhe tha se presidenti i SHBA’së do të ‘’ketë fatin e njëjtë me të Saddam Hussein.


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, u zotua se Teherani nuk do të heq dorë nga arsenali raketor i saj pavarësisht faktit se ato ‘’hidhërojnë Amerikën’’, transmeton gazetametro.net

Duke iu referuar luftës 8 vjeçare të Iranit me Irakun fqi në vitet e 80’ta, presidenti iranian tha se SHBA’ja do të mposhtej nëse insiston në konfrontim me Republikën Islamike, në atë që mund të shihet si shembull tipik i ëndrrave me sy çelë.

Në një fjalim që koincidoi me fillimin e stërvitjeve detare në Gjirin Persik dhe me paradat ushtarake në kryeqytetin e Teheranit, Ruhani tha: “E njëjta do të ndodh me Trump. Amerika do të ketë fatin e njëjtë me të Saddam Hussein.” /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë