Loading…
Iranianët nuk lejojnë Puyolin të dalë në TV për shkak të flokëve
  • 23/06/2018 | 17:52

...

Ish-kapiteni i kombëtares së Spanjës, Carles Puyol, ka thënë që drejtuesit e një kanali televiziv në Iran ia kanë ndaluar që të paraqitet si komentator dhe analist gjatë Botërorit vetëm për shkak të flokëve të gjatë, shkruan AP, transmeton gazetametro.net

Një medium online në Iran ka raportuar që Puyol kishte arritur në Teheran para ndeshjes mes Iranit dhe Spanjës, por i ishte ndaluar që të dilte në panel përmes transmetimit për shkak të flokëve të tij.

Këto pretendime janë mohuar nga drejtuesit e televizionit në fjalë, të cilët kanë deklaruar që mospajtimi me Puyolin ka qenë për shkak të parave dhe nuk ka pasur të bëjë me flokët.

“Nuk ka nevojë që një personalitet i huaj të marrë disa qindra milionë (rialë iranianë) për disa minuta paraqitje në një program sporti”, citohet të ketë thënë Morteza Mirbagheri, zyrtar në televizionin iranian.

Ish-legjenda e Barcelonës ishte ftuar që të merrte pjesë në programin para ndeshjes mes Spanjës dhe Iranit të mërkurën. Irani është republikë islamike dhe ka ligje të ashpra që rregullojnë edhe gjërat më elementare të jetës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë