Loading…
Ish aktivisti i Vetëvendosjes kritika të ashpra drejtuar Shpend Ahmetit
  • 13/08/2017 | 12:14

...

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arton Muhaxheri i cili ka braktisur këtë subjekt për t’iu bashkuar PDK-së ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kreut të Prishtinës, Shpend Ahmetit.


Muhaxheri ia kujton Ahmetit obligimet e pa kryera ndaj Ujësjellësit të Prishtinës. E quan edhe propagandues duke thënë se ua ka fshirë trurin qytetarëve me rrena.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qe pse je rrenci ma i madh ne Kosove Shpend Ahmeti. Gushat i ke nxjerr tu porpagandu për ujin, por obligimet si keni kry ende ndaj Ujesjellesit Prishtina. Jeni hipokrita propagandues, propaganda qe e beni ngjan me ata te Gebellsit, qe ua fshinte trurin qytetareve me rrena. Kur Ujesjllesi Prishtina nisi furnizimin me uje 24 ore per Prishtinen, aq shume na e pate lodhe me propaganden gebelsiane, ta merke mendja qe e ke ndreq vete ate fabrikë ne Shkabaj, me pare te baneses ne Shengjin. Pse Shpend po i rren qytetaret. Ende s’i ke kry obligimet, edhe 2 milione e gjysme euro borxh Ujesjellesit Prishtina, e këndej rren qe Komuna e Prishtines po i furnizon qytetaret me 24 ore uje. Shpend Gebellsi, ju cofi propaganda, tash mollotovat ju kane mbet alternativ per ardhjen ne pushtet, se puna po kallxon çka keni ba. Perveç kunxhave, punesimeve familiar, punesimeve të militantëve, tenderat per dosta, lejet per familjaret e komunes, nuk keni ndonje pune te hajrit qe do te mbaheni mend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë