Loading…
Ish deputetët e ‘përhershëm’ të LDK’së që s’do të jenë më në Kuvend
  • 19/06/2017 | 16:12

...

Struktura e ashtuquajtur e vjetër e LDK’së, nuk ka kaluar mirë në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 qershorit, elektorati i LDK’së në masë të madhe votoi për figurat e reja të kësaj partie.


Sabri Hamiti, një prej ish deputetëve nga secila legjislaturë e kaluar e Kuvendit të Kosovës që nga paslufta, nuk arriti të hyjë fare në Kuvend, shkruan gazetametro.net.

Përveç tij, në legjislaturën e re, nuk do t’i kemi as Skënder Hysenin, Ali Sadriun, Sali Morinën, Doruntina Malokun, Muhamet Mustafën, Nuredin Ibishin, Njomza Eminin, e as Melihate Tërmkollin.

Ndërsa, kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, ishin kandidati për kryeministër i LAA, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Driton Selmanaj e Lumir Abdixhiku, këta dy të fundit posa të aderuar në partinë e Isa Mustafës, i cili nuk garoi fare në këto zgjedhje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë