Loading…
Ish-drejtori i PDK-së në Malishevë rrah nxënësin me shuplaka (PAMJET)
  • 07/12/2017 | 23:08

...

Mevludim Mazreku si profesor në Qendrën e Kompetencës në Malishevë duket se nuk i duron provokimet nga nxënësit e tij.


Kur një nga ta provokon, ai ka një zgjidhje. I rrah me shuplaka. Kjo sjellje e tij vërehet edhe në një video që e ka siguruar Insajderi, Mazreku shihet teksa rrah me shuplaka një nxënës i cili nuk dihet se “çfarë faji” ka bërë.

Mazreku një anëtar i PDK-së dhe drejtor i departamentit për Rini dhe Sport në qeverisjen e PDK-së në Malishevë që përfundoi në fund të vitit 2013, shihet teksa ushtron dhunë ndaj nxënësit.

Mazreku tashmë profesor në shkollën e Qendrës së Kompetencës në Malishevë, pasi rrah me shuplaka nxënësin ai e urdhëron atë që të ngrihet edhe njëherë duke e rrahur përsëri.

Ish-drejtori i PDK-së në Malishevë rrah nxënësin me shuplaka

"Çka dreqin keni kështu" – "Pse po provokon" – janë fjalët që ish-drejtori në Komunën e Malishevës tash profesor thotë teksa e rrah nxënësin. Shkrimi: https://goo.gl/6PhURV

Posted by Insajderi on Thursday, 7 December 2017

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë