Loading…
Ish-kandidati për President të Amerikës ia bëri ‘like’ një videoje pornografike, shokon amerikanët (Foto)
  • 12/09/2017 | 18:02

...

 

Senatori i SHBA’ve nga Texas’i, Ted Cruz, që ishte kandidat për President, ka shkaktuar një skandal pasi llogaria e tij në rrjetin social Twitter për arsye të pashpjegueshme e ka pëlqyer një video me përmbajtje për të rritur, shkruan Vice, transmeton Gazeta Metro.


Cruz, që i përket besimit baptist, është i devotshëm në fenë e tij. Madje, gjatë fushatës ai kishte thënë se amerikanët nuk kanë të drejtë kushtetuese për të masturbuar.

Por, gjatë një nate interneti eksplodoi pasi llogaria e tij në Twitter kishte pëlqyer një video dy minutëshe të dy grave, ku kishte përmbajtje erotike.

Më vonë, Cruz sqaroi se kjo ndodhi për shkak të një gabimi nga stafi që mirëmban faqen, por nuk ishte e qartë se si kishte ndodhur dhe kush saktëisht ishte përgjegjës.

Për ta bërë aktin edhe më ironik, dikush kujtoi që Cruz, sa ishte zyrtar në Texas, kishte bërë një propozim 76 faqësh përmes të cilit kërkohej që të ndalohej shitja e lodrave të seksit. Ai gjithashtu, më 2016, kishte shtyrë përpara legjislacionin për ta ndaluar pornografinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë