Loading…
Ish-ministri: Bechtel&Enkas nuk është dashur t’i paguhen 53 milionë, por 14.8
  • 07/06/2018 | 08:22

...

Ministri aktual i Infrastrukturës Pal Lekaj e quan “bakshish” të trashëguar detyrimin për koston shtesë ndaj kompanisë, ndërsa ish-ministri Lutfi Zharku po kërkon sqarime nga Qeveria për ndarjen e lartë të shumës.


Qeveria e Kosovës të martën i ndau 53 milionë euro shtesë për kompaninë “Bechtel Enka” për mosrealizim të kontratës.

Shuma prej 53-milionësh po konsiderohet e lartë nga ish-ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, i cili po kërkon sqarime shtesë nga Qeveria për ndarjen e kësaj shume.

Zharku në një prononcim për gazetën “Zëri” ka deklaruar se alternativa e vetme kontraktuale është vendimi i Komisionit Ndërministror në shumën prej 14.78 milionë eurosh.

Çdo shumë tjetër, ai thotë se duhet sqaruar nga Qeveria.

“Alternativa e vetme kontraktuale është vendimi i Komisionit Ndërministror në shumën prej 14.78 milionësh. Çdo shumë tjetër duhet të sqarohet nga Qeveria. Qeveria duhet ta argumentojë dallimin”, ka thënë shkurt ish-ministri i Infrastrukturës.

Për të njëjtën çështje ish-ministri Zharku ka paralajmëruar një konferencë për medie të enjten.

“Shumë herë i kemi sqaruar këto, por përsëri do t’i sqaroj në konferencë për shtyp besoj nesër”, ka shtuar tutje ai.

Gjatë kohës sa dikasterin e Infrastrukturës e drejtonte Lutfi Zharku ishte arritur marrëveshja me kompaninë “Bechtel Enka” për kosto shtesë prej 14.7 milionë eurosh, duke llogaritur kohën e qëndrimit të kompanisë në Kosovë.

Por tani kjo kompani i mori nga Qeveria edhe 53 milionë euro të tjera, nga 63 milionë euro sa i kërkoi me fillim për të vazhduar punimet në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë, e cila do të duhej të përfundonte në janar të këtij viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë