Loading…
Ish presidenti ​Bush dërgohet në spital
  • 27/05/2018 | 21:49

...

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93, është dërguar në spital në Maine sot, pas problemeve me tension të ulët të gjakut dhe lodhje, tha një zëdhënës i familjes në Twitter.


“Bush, presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, do të qëndrojë në qendrën për përkujdesje medikale në Southern Maine për disa ditë për monitorim”, tha zëdhënësi Jim McGrath, duke shtuar se Bush po ndihet mirë.

Bush ishte hospitalizuar muajin e kaluar në Teksas për trajtim pas një infeksioni që u përhap në gjakun e tij dhe ishte i detyruar të qëndrojë i shtrirë në spital për dy javë.

Ai u pranua në spital një ditë pasi mori pjesë në funeralin e bashkëshortes së tij, Barbara, e cila ndërroi jetën më 17 prill. Çifti ishte i martuar për 73 vjet.

Bush është babai i ish-presidentit republikan George W. Bush, i cili shërbeu dy mandate nga 2001 në 2009, dhe ish-guvernatorit të Floridës Jeb Bush, i cili pa sukses kërkoi emërimin republikan të presidentit në vitin 2016.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë