Loading…
Ish-ylli i Barcelonës: Të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks
  • 09/11/2018 | 15:35

...

Dani Alves e vlerëson lart Pep Guardiolën


Dani Alves ishte pjesë e Barcelonës për tetë sezone dhe padyshim është njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut në histori të futbollit, transmeton GazetaMetro.

Braziliani, aktualisht është lojtar i PSG-së derisa në deklaratën e fundit ka thënë se ‘të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks’.

“Për sa i përket Guardiolës, mund të them se është trajneri më i mirë që kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks,” ka thënë Alves.

“Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë çfarë duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër.

“Kalimi im te City ishte i përfunduar, por gjithçka u prish për një shkak familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja me të,” përfundoi ylli i PSG-së. /GazetaMetro/

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë