Loading…
Ish-zyrtari i lartë i BE: Serbia ta njoh Kosovën, kufijtë s’guxojnë të lëvizin
  • 14/09/2018 | 17:53

...

Ish-zyrtari i lartë i BE, Michael Leigh, ka thënë se Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe se ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm.


Leigh ka thënë se asnjë rregullim i kufijve në Ballkan nuk do të mund të konsiderohej si përfundimtar nga të gjithë, transmeton gazetametro.net

“Potencialisht ndryshimet e kufijve në Ballkan nuk kanë fund dhe asnjë rregullim i tyre nuk do të konsiderohej definitiv nga të gjithë”, ka thënë Leigh.

Ai ka thënë se krijimi i grupeve etnikisht homogjene nuk është zgjidhje e problemeve.

“Ne jetojmë në shoqëri multietnike në Evropë, të udhëhequr nga princimet e bashkëpunimit dhe pranimit. Krijimi i i grupeve etnikisht homogjene nuk duket rruga e duhur për kalohen problemet nga shtetet e Ballkanit”, ka shtuar ai.

Leigh ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shteti i pavarur dhe të dyja palët duhet të punojnë më shumë në pranimin e njëra-tjetrës.

“Serbia duhet ta kuptojë qenësinë e shtetit e Kosovës, si shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të dyja palët duhet bëjnë më shumë në një administratë efektive, luftimin e korrupsionit, dhe ta promovojnë pranimin e njëra-tjetres, duke pranuar segmente të ndryshme në shoqëritë e tyre”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë