Loading…
Ish-zyrtarja akuzon EULEX’in për zhdukje provash e diskriminim të shqiptarëve
  • 12/01/2018 | 20:33

...

Një ish-zyrtare e EULEX-it flet për raste të rënda që janë neglizhuar nga Prokurorët e EULEX-it. Për tetë vjet punë në EULEX ish-zyrtarja e këtij institucioni Fatime Buzolli thotë se kishte hasur e raportuar keqpërdorime të mëdha .

Por raportimi i këtyre padrejtësive ajo thotë se i kushtoi me keqtrajtim dhe diskriminim nga prokurorja Nita Amin.

Këtë të fundit ajo e kishte akuzuar për një mori shkeljesh si zhdukje të provave e trajtim jo të duhur të rasteve siç janë rasti kundër të akuzuarit kryesor për orkestrim të trazirave të marsit të vitit 2008 Milan Ivanovic dhe rasti i vrasjes së policit Enver Zymberi, transmeton insajderi.

“Në të gjitha rastet ku Nita Amin ishte e përfshirë të gjitha rastet kanë shkuar ters. As një rast nuk është kryer siç duhet”, tha Buzolli për televizionin publik të Kosovës.

Buzolli ka akuzuar edhe asistenten e prokurores britanike Aleksandra Spiric e cila sipas saj kishte dorë në rrjedhjen e disa informacioneve të rëndësishme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë