Loading…
Ish’deputeti i VV’së demaskon manipulimin me çmime të Viva Fresh Store
  • 29/09/2017 | 15:25

...

Manipulimi me çmime që bëjnë marketet në Kosovë, sidomos ato të mëdhatë, nuk është diçka e re.


Një rast të tillë e ka denoncuar publikisht edhe ish’deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe profesor universitar i ekonomisë, Besnik Bislimi, përcjellë gazetametro.net.

Në denoncimin publik të ish’deputetit Bislimi, shihet se si në Viva Fresh Store, në Veternik, klientët janë manipuluar me zbritjen që i është bërë një produkti. Ajo te tiketat pranë produktit në rafte është paraqitur si zbritje më e madhe, ndërsa faturimi te arka i është bërë me çmim më të lartë.

Më e keqja e kësaj, sipas denoncuesit, ky manipulim me çmime nuk është aksident, por ndodhë shpesh në këtë market.

“Pytje për zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë: A kanë ndonjë instrument për të mbrojtur konsumatorët nga vjedhja konstante në Viva Fresh në Veternik. Thjesht është fat me ble diçka aty dhe me shpëtu pa të vjedh. Sugjerim për secilin blerës që të kontrollojnë menjeherë faturën”, ka shkruar Bislimi, duke u bërë thirrje që të kenë kujdes me faturën sa herë që bëjnë pazar aty. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë