Loading…
Ish’këshilltari i Milosevicit: Serbia për dy vite do ta kthej Kosovën, çelësi te Putini
  • 07/12/2017 | 21:58

...

Këshilltari i dikurshëm i Slobodan Milosevicit, Zvonimir Trajkovic thotë që Serbia do ta kthej Kosovën dhe të ‘gjitha territoret e rrëmbyera’.


“Amerika si perandori e madhe është drejt fundosjes. Ky është një proces i pandalshëm. Sikur që është i pandalshëm përparimi i Kinës, Rusisë, Indisë … Serbia do të jetë më palën fituese dhe pikërisht për këtë do t`i kthej territoret e veta”, ka thënë Trajkovic, transmeton gazetametro.net

Duke u përgjigjur për pyetjen se a është  e mundur kjo sot, ai u përgjigj:

‘Nëse fillon sot atëherë kjo është e pamundur, por për dy vite kjo do të ndodh’.

Vetëm 4 muaj para zgjedhjeve në Rusi ai paralajmëron edhe një fitore për Putinin.

‘Ai është shumë i kujdesshëm sepse prapë është duke filluar kampanjën. Por kur Putinin do t’i fitoj prapë zgjedhjet në mars, gjatë 6 viteve tjera do të shihet çka do të ndodhë. Pastaj për herë të parë do të ndjejmë se çka do të thotë presioni edhe për Lindjen. Ata do të na respektojnë, ata do të bisedojnë me ne, por nëse jemi kokëfortë ata do të thonë: – Epo, zotërinj, kjo duhet të jetë. Edhe atë duhet ta bëjmë. Sepse siç po na bëjnë presion Perëndimi, do të na bëjnë edhe këta’, është shprehur Trajkobic./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë