Loading…
Ishulli i vogël shënon vjedhjen e parë pas 20 vitesh 
  • 14/09/2018 | 21:26

...

Gigha është ishulli i vogël në Skoci, ku për 20 vjet nuk pati asnjë vjedhje. Por, dy dekada pasi u vodh një biçikletë, në një hotel janë vjedhur 2,000 euro.


Pronarët e hotelit i kanë njoftuar forcat e rendit, pasi në arkë nuk e gjetën shumën që ishte lënë një natë më parë, ndërsa nuk kanën ndonjë të dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Pas kaq kohe, duhet menduar që të vëmë kamerat e sigurisë. Ja që edhe këtu mund të kryhet ndonjë krim”, ka thënë zyrtari i hotelit.

Ende nuk ka ndonjë raport, por besohet se vjedhja është kryer prej ndonjë turisti, që është tashmë është larguar.

Ky ishull me 160 banorë, ishte bërë lajm gjatë vitit 2002 kur një afarist i pasur, kishte kërkuar ta blinte, por më vonë ka ndryshuar mendim.

Derisa të gjitha banorët njihen mes vete dhe shkojnë shumë mirë, nuk ka asnjë zënkë mes tyre, e aq më pas të shënohet ndonjë vepër më e rëndë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë