Loading…
ISIS po rekruton militantë duke i paguar me ar dhe para të vjedhura në Filipine
  • 23/01/2018 | 23:57

...

 

Militantët e mbetur të të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë përdorur para, ar dhe stoli të ndryshme si pagesa për të rekrutuar djem dhe burra për të luftuar për ISIS’in në Filipine, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Metro.

Rreth 250 luftëtarë janë rekrutuar vetëm gjatë javëve të fundit në Filipine, shtet ku ISIS po synon të krijojë një bazë të re militante që do të shtrihet nëpër tërë Azinë Juglindore, pas humbjeve të rënda në Lindjen e Mesme.

Pas betejës në Marawi, Humam Abdul Najib, militant islamik në Filipine, ishte arrratisur para arrestimit nga ushtria filipinase. Reuters shkruan që me paratë e vjedhura nëpër dyqane dhe shtëpi, militantët islamikë po paguajnë djem të rinj që të tërhequr nga paratë po pranojnë të kapin armët për ta.

Kjo ka bërë që Shteti Islamik ta marrë veten në Azinë Juglindore, edhe pse kishte pësuar humbje të mëdha në betejën e humbur për Marawin.

“Definitivisht ata nuk e kanë braktisur idenë për të krijuar një kalifat në Azinë Juglindore”, tha koloneli Romeo Braëner, që kishte udhëhequr task-forcën kundër ISIS’it në qytetin e Marawit.

ISIS kishte humbur luftën e pakuptimtë për krijimin e një kalifati në Irak, Siri dhe territore të tjera të Lindjes së Mesme, por militantët janë shpërndarë dhe pika kyçe që ka krijuar telashe është Azia. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë