Loading…
Ismail Kadare mbetet edhe këtë vit pa çmimin Nobel
  • 05/10/2017 | 13:09

...

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka mbetur sërish pa e fituar çmimin Nobel për Letërsi. Akademia e Shkencave të Suedisë ia ka ndarë këtë çmim autorit Kazuo Ishiguro, transmeton Gazeta Metro.


Kadare kishte qenë në listën e ngushtë të favoritëve për një ndër çmimet më të mëdha të letërsisë, por Ishiguro është përzgjedhur fitues për këtë vit.

Ishiguro ka lindur në Nagasaki të Japonisë, por shkoi të jetonte me familje në Britaninë e Madhe më 1960 kur ishte 5 vjeçar.

Fituesi i çmimit Nobel ka shkruar një varg veprash të çmuara letrare, duke përfshirë novela, skenarë të dramës e tekste këngësh. Më parë, ai ishte nderuar edhe me çmime të tjera, si me titullin OBE nga Mbretëria e Bashkuar si dhe me përfshirjen në listën e 50 shkrimtarëve më të mirë britanikë që nga viti 1945. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë