Loading…
Ismaili: Glauk Konjufca do duhej të zgjidhej kryetar i VV’së, për të mirën e Organizatës
  • 13/03/2018 | 23:37

...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i radhitur në krahun e të pakënaqurve, ka deklaruar se Dardan Molliqaj ka qenë i gatshëm për kompromis, ndërsa Albin Kurti jo.


Ai ka thënë se është dashur të zgjidhet një kryetar konsesual derisa të arrihet kompromisi, person ky  që i ka pasur puntë mirë me dy palët në Organizatë, duke përmendur kështu Glauk Konjufcën, transmeton Gazeta Metro.

Këto deklarata ai i bëri në interaktiv të KTV’së.

Ndërkaq Ismaili, ka shtuar gjithashtu se demokraci brenda Vetëvendosjes nuk ka pasur, mirëpo janë bërë ‘kinse është ashtu për të mirën e organizatës’.

“Për fat të keq duhet me pranu se edhe na pak e kemi bo me u dok që me të vërtetë ka njëfarë demokracie në Lëvizjen Vetëvendosje por drejt me thanë s’ka pasë”, tha Ismaili.

Ndryshe, deri tani janë bërë 12 deputetë që kanë braktisur partinë me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. E fundit që dha dorëheqje është deputetja Besa Baftiu.

Deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit, e të cilëve pritet të u bashkohet edhe Salih Salihu, janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë